Tërmeti nuk “kursen” as futbollin, klubi i njohur turk tërhiqet nga kampionati

schedule16:51 - 9 Shkurt, 2023

schedule 16:51 - 9 Shkurt, 2023

Tërmeti shkatërrimtar, që goditi Turqinë në orët e para të mëngjesit të së hënës ka shkaktuar deri më tani mbi 20 mijë të vdekur në Turqi e Siri. Tërmeti nuk kurseu as sportin ku ndër të pajetët që u gjetën nën rrënoja ishte dhe portieri i klubit turk Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan dhe pas kësaj ngjarje tronditës klubi ka marrë vendimin drastik.

Nga mediat vendase bëhet e ditur se klubi po bëhet gati që të dorëzojë në Federatën Turke kërkesën që të tërhiqet nga kampionati në këtë edicion, me skuadrë e kategorisë së dytë turke që është e vendosur në një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Presidenti i Yeni Malatyaspor, Ahmen Jaman ka konfirmuar ditën e sotme se bordi drejtues i klub është mbledhur për të marrë vendimin e braktisjes së të gjitha ndeshjeve të këtij kampionati si pasojë e fatkeqësisë së rëndë natyrore.

“Tani nuk është koha për futboll. Mijëra njerëz janë në gërmadha, familjet e tyre janë në zi, duke pritur lajmin rreth tyre, duke varrosur trupat e tyre. Nuk ka se si të luajmë futboll. Nuk kemi marrë një vendim të qartë për momentin, por nuk do të mund të luajmë futboll. Pas mbledhjes së bordit drejtues, do të marrim vendimin për t’u tërhequr nga liga”,- është shprehu i pikëlluar, Presidenti Jaman. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!