Tërmeti në Turqi, Zelensky: Ukraina e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme

schedule08:14 - 6 Shkurt, 2023

schedule 08:14 - 6 Shkurt, 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij ishte i gatshëm të ofronte ndihmën e nevojshme për popullin turk pas tërmetit që goditi vendin të hënën.


“I tronditur nga lajmi për vdekjen dhe plagosjen e qindra personave si pasojë e tërmetit në Turqi. I shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe i urojmë të lënduarve shërim të shpejtë.

Ne jemi në këtë moment pranë popullit mik turk, të gatshëm për të ofruar ndihmën e nevojshme,” tha Zelensky në një mesazh në Twitter.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!