Tërmeti, Turqia nis ndërtimin e mbi 50 mijë shtëpive

schedule10:16 - 27 Mars, 2023

schedule 10:16 - 27 Mars, 2023

Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Turqisë, Murat Kurum njoftoi se ka nisur procesi i ndërtimit të 53.830 banesave si dhe janë hedhur themelet e 22.467 prej tyre, raporton Anadolu. Nga tërmeti i 6 shkurtit, humbën jetën mbi 45 mijë persona dhe miliona të tjerë mbetën pa strehë.

“Me procesin e ringjalljes dhe rindërtimit do të shkruajmë një epope të re urbanistike”.“Kemi filluar deri më tani procesin e ndërtimit të 53.830 banesave në rajonin e tërmetit. Kemi hedhur themelet e 22.467 prej tyre”, theksoi ai. Tërmeti i parë më 6 shkurt që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë ishte me magnitudë 7.7 ballë.

I dyti, që ra pak më vonë nga tërmeti i parë ishte 7.6. Rajoni është tronditur nga më shumë se 9,000 pasgoditje që atëherë, sipas AFAD. Rreth 20 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmeti, ndërsa Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 8.8 milionë njerëz janë prekur në Siri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!