Tërmeti në Turqi, e moshuara nxirret gjallë nga rrënojat pas 212 orësh

schedule14:20 - 15 Shkurt, 2023

schedule 14:20 - 15 Shkurt, 2023

TURQI- Nga rrënojat e ndërtesës Merve në qytetin Adıyaman u shpëtua 212 orë pas tërmetit gruaja 77-vjeçare Fatma Güngör Në qytetin Adıyaman vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave që u shembën pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër në Kahramanmaraş.

Ekipet e AFAD-it, kantierit Gölcük dhe të xhandarmërisë, pas 212 orësh nga tërmeti shpëtuan 77-vjeçaren Fatma Güngör nga rrënojat në pallatin me 7 kate Merve në lagjen Ali Taş.

Güngör u transportua në ambulancë dhe më pas u dërgua në spital. Të afërmit e saj të cilët po prisnin përreth rrënojave, përqafuan ekipet e kërkim-shpëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!