Numri i të plagosurve nga tërmeti që goditi Tajvanin të mërkurën është rritur në 934, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA). Ndërkohë që numri i të vdekurve mbetet në nëntë persona.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja 75 persona që kishin mbetur të bllokuar janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimi. Ndërkohë që 137 të tjerë mbeten ende të bllokuar nga rrënojat.
Kryeqyteti i Tajvanit, Taipei u godit nga një tërmet i magnitudës 7.4 ballë. /abcnews.al