Tërmeti në Tajvan/ Mbi 650 persona janë ende të bllokuar nën rrënoja, 42 raportohen të zhdukur

schedule14:07 - 4 Prill, 2024

schedule 14:07 - 4 Prill, 2024

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.4 që goditi Tajvanin, me ekipet e shpëtimit që janë në  garë me kohën.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA) tha në një përditësim sot, të enjten se 663 persona kanë mbetur të bllokuar dhe rreth 42 persona janë të zhdukur.

Sipas agjencisë, numri i të vdekurve mbetet në nëntë dhe 1,067 persona janë lënduar.

Që nga pasditja e së enjtes, më shumë se 40 lëkundje me magnitudë 4 ose më shumë u regjistruan pranë bregut lindor të ishullit, duke përfshirë një me magnitudë 6.4, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!