Tërmeti në Shqipëri, tifo-grupi Plisat falënderojnë kontribuuesit

schedule16:24 - 29 Nëntor, 2019

schedule 16:24 - 29 Nëntor, 2019

Tifo-grupi nga Kosova, Plisat, kanë qenë ndër ata që kanë kontribuar më shumë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Sot, ata kanë mbyllur fushatën e tyre dhe kanë falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar. Në faqen e tyre zyrtare në Facebook, tifo-grupi Plisat shkroi:

Njoftim

Nuk kemi fjalë ta shprehim falënderimin që e kemi për qytetaret e Prishtinës e tërë Kosovës për mënyrën si janë përgjigjur ndaj kërkesës sonë për ndihmë. Përveç tragjedisë që na ka kapur të gjithëve, jemi tejet të emocionuar me afërsinë që e kemi ndjerë ne si grup me të gjithë juve.

Pas një aksioni maratonik të Plisave, sot pas konsultimeve me autoritetet shtetërore, te gjitha ndihmat e grumbulluara i kemi dorëzuar ne kampin e krijuar në Prizren. Mbrëmë një pjesë të madhe të ndihmave e kemi dorëzuar në familjet e strehuara nëpër Kosovë, në kampin e Prizrenit, në depon e Halil Kastratit e gjithandej ku shfaqej nevoja.

Sot, nga salla 1 tetori i kemi dorëzuar të gjitha ushqimet, veshmbathjet dhe gjerat higjienike në kampin e Prizrenit dhe tani për tani, përfundon aksioni ynë i kësaj forme. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha format tjera të cilat na kërkohet, në koordinim me autoritet shtetërore të cilat tashmë duhet ta marrin situatën ne kontrolle. Shembull i tille ishte dërgimi i psikologeve ne Shqipëri për trajtimin e te prekurve.

Për te gjitha veprimet tona te radhës do t’ju njoftojmë me kohe. Përherë te bashkuar, përherë te gatshëm te shërbejmë per shqiptaret ku do qe janë. Shqipëri te qofshim falë! Kosova është Shqipëri!/abcnews.al