Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë dhe epiqendër në Hamallaj të Durrësit goditi Shqipërinë këtë të mërkurë. Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për mediat shkruan se janë konstatuar disa dëmtime në banesa të ndryshme dhe fatmirësish nuk janë raportuar lëndime në njerëz.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Nga informacionet e grumbulluara nga Qendra Kombëtare Operacionale pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA deri në orën 12:30 janë konstatuar :
- Rënia e një çatie në një banesë të braktisur, njësia administrative Manzë.
- Në Yrshek, Kashar i është çarë muri i një banese.
- Në Marqinet, Bashkia Vorë, raportohet dëmtimi i catisë së një banese.
- Në lagjen Dyl Haxhire Myzyri, pallati nr. 8 ka plasaritje të mureve.
- Njësia Cudhi, Bashkia Krujë është plasaritur një banesë.
- Fshati Brret, Bashkia Krujë një banesë e plasaritur.
- Plasaritje e një supermarket në lagjen 17, Bashkia Durrës.
Nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz./abcnews.al