Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi këtë të premte Myanmarin është në rritje.
Sipas të dhënave të përditësuara nga tërmeti janë regjistruar deri më tani 144 të vdekur dhe 732 të plagosur, raportojnë mediat shtetërore të Myanmarit. Gjithashtu raportohet se dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ka shkaktuar dëme të madha, ndërsa theksohet se qindra persona janë bllokuar në rrënoja.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar që prej orëve të para të mëngjesit t’i vijnë të ndihmë të plagosurve./abcnews.al