Tërmeti në Izmir, të paktën 4 persona humbin jetën dhe 120 të tjerë plagosen

schedule14:53 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:53 - 30 Tetor, 2020

Të paktën deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 120 të tjerë raportohet të plagosur si pasojë e tërmetit që ka goditur Turqinë.

Një tërmet i fuqishëm ka goditur këtë të premte Turqinë ku si pasojë deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë raportohet se janë plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=FE5EfStSKUk&feature=youtu.be

Mediat Turke bëjnë me dije se një nga viktimat është mbytur si pasojë e cunamit që goditi brigjet e Izmirit direkt pas lëkundjeve të tërmetit, ndërsa tre viktimat e tjera janë gjetur nën rrënojat e banesave që janë shembur nga tërmeti.

LEXO EDHE: VIDEO/ E frikshme, momenti kur rrëzohet pallati pas tërmetit në Turqi

Ndërkohë autoritetet turke bëjnë thirrje qytetarëve që të përpiqen që herë pas herë të mos bëhen pengesë dhe të bëjnë thirrje për për zbllokim trafiku për të ardhë në ndihmë personave që ndodhen nën rrënoja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!