Tërmeti në Izmir, ish-deputeti me origjinë shqiptare flet për Abc News: Njerëzit janë në panik

schedule14:39 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 30 Tetor, 2020

Turqia është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë. Një tërmet i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha në Izmir, ku raportohet për dhjetëra ndërtesa të shembura dhe viktima nën rrënoja.

Në një lidhje telefonike për Abc News, ish deputeti me origjinë shqiptare, Rifat Sait dha detaje për situatën atje.

LEXO EDHE: VIDEO/ E frikshme, momenti kur rrëzohet pallati pas tërmetit në Turqi

Me një shqipe me vështirësi, Sait gjatë bashkëbisedimit me gazetaren Juli Xhokaxhi u shpreh se i gjithë qyteti është në panik dhe qyyetarët kanë frikë të futen në shtëpitë e tyre.

“Jemi në panik. Pallatet që janë shembur. Krejt Izmiri është jashtë. Krejt Izmiri është panik. Në rrugë ka ambulanca. Njerëzit po ikin, nuk duan të futen ë shtëpi. Të gjithë janë në panik dhe të nervozuar. Shumë keq është bërë. Në Bajrakli dhe Bërnova ka shtëpi të vjetra”, tha ai.

Ndiqni transmetimin live në Abc News!

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!