Në jug të vendit tërmetet nuk kanë shkaktuar dëme në banesa dhe aty situata është më e qetë. Por Bashkia e Gjirokastrës mblodhi Emergjencat Civile për të bërë çdo verifikim, kryesisht për urat dhe objektet e rëndësisë së veçantë.
Ekipet e kontrollit kanë dalë në terren dhe deri tani nuk ka raportuar për dëme serioze. Urat kryesore të jugut nuk kanë pësuar dëme në strukturë, por megjithatë verifikimi po vazhdon./ABC News Albania 24/7