Tërmeti në Afganistan/ Rrafshohen mbi 11 fshatra, rritet numri i të vdekurve

schedule09:58 - 11 Tetor, 2023

schedule 09:58 - 11 Tetor, 2023

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi sot provincën perëndimore të Afganistanit Herat. Deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i ri, tha për Reuters përfaqësuesi i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive Janan Sagik.

Tërmetet e së shtunës shkaktuan 2,400 viktima dhe është cilësuar si ndër më vdekjeprurësit në botë deri më tani këtë vit. Sipas informacioneve, 11 fshatara janë rrafshuar si pasojë e tërmetit, ndërsa më shumë se 2 mijë janë plagosur nga tërmeti i të shtunës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!