Vizita e Dendias në Antiokinë e goditur nga tërmeti më herët këtë mëngjes duket se e ka kthyer në rrugën e duhur “diplomacinë e tërmeteve” midis Greqisë dhe Turqisë.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, megjithatë, pas përfundimit të vizitës ekspres të homologut të tij grek, shkroi në llogarinë e tij në Twitter:
Falënderova Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm i Greqisë, për mbështetjen dhe solidaritetin e shtetit grek dhe popullit grek pas tërmetit shkatërrues.
Greqia ishte një nga vendet e para që ofroi ndihmë për Turqinë. Në këto kohë të vështira, një fqinj që jep dorën e ndihmës është një fqinj i vërtetë./abcnews.al/