Shqipëria nuk është e vetmja që po përballet me një situatë të vështirë nga tërmetet.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 të shkallës Richter ra pak më parë në zonën bregdetare të Tarapacas në Kili duke shkaktuar panik tek banorët.
Tërmeti pati një thellësi prej 45 kilometrash dhe epiqendra ishte në një zonë pranë kufirit me Perunë dhe Kilin.
Fillisht u dha alarmi për Cuanmi pasi tërmeti ra brenda në Oqean, megjithatë sipas të dhënave paraprake të autoriteteve nuk ka dëme në njerëz, përveç disa problemeve në ndërtesa.