Tërmeti me 51 viktima, Rama: Ditët më të çmendura të jetës time, çdo krizë është mundësi

schedule08:10 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:10 - 26 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama në një vjetorin e tërmetit tragjik të 26 nëntorit me 51 viktima ka bërë një raport të gjithë ngjarjeve që kanë ndodhur në vendin tonë.

Shefi i qeverisë përmes një video-montazhi në Facebook është shprehur se është e vështirë që të mendosh ato ditë të vështira që kemi kaluar së bashku.

Rama ndër të tjera në mesazhin e tij thekson se ato kanë qenë ditët më të çmendura dhe të vështira në jetën e tij.

Ai thekson se fatmirësisht është e rëndësishme që jemi në rrugën e duhur të ringritjes dhe marrjes së vetes pas gjithë asaj ngjarje tragjike.

U zgjuan natën nga tundja e shtëpisë, menjëherë telefonatat Durrësi ke. U nisa menjëherë, por flisja me ministrat dhe kryebashkiakët, Laçi Keq, Thumana keq. Në atë stres me makinë jam nisur në Durrës, mbërritja ishte drithëruese,  nga rrënojat e pallatit, shof përpara Edisonin një ish deputet që kërkonte motrën bashkë me fëmijët kisha një frikë, vetmia një ndjenjë si të dilnim nga kjo situatë katastrofike për mijëra njerëz. Kanë qenë ditët më të çmendura yë jetës sime, nuk mbaja mend datat, kujtoj frikën dhe turmat e njerëzve që dilnin jashtë dhe dikush që po vjen sërish tërmeti.

LEXO EDHE: Një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima

Ankthi ishte se sa kampe do të ngrija unë me çadra me kushtet minimale për ato që kishin ngelur pastrehë. Ju jam mirënjohes të gjithë atyre që më ndihmuan, në radhë të parë pronarëve të hoteleve, atyre që na erdhën të na ndihmojnë në kërkim shpëtimet nuk e besoja që kishte aq shumë miq Shqipëria në atë moment të zymtë.

Pastaj konferenca e madhe. Jemi endur sa andej këtej në Thumanë, Laç Durrës, Tiranë etj, telefona pafund me miqtë e huaj por frika kishte kaluar dhe se gjërat po bëheshin të gjitha bashkë, po fatmirësisht arritëm që të mblidhnim mbi një miliardë në Bruksel dhe ishte një arritje shumë e madhe, ishte një mbështetje e madhe për Shqipërinë, Ishte e mrekullueshme që të gjithë shqiptarët kudo ishim u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi.

Çdo krizë është një mundësi, e dija që duhet që këtë fatkeqësi duhet ta shndërroja në një fillim të mbarë, për mijëra familje, për ata për fëmijët e tyre, për të dalë më të fortë. Tashmë njerezit kanë filluar që të kthehen në banesat e tyre dhe po ashtu janë ndërtuar shkollat dhe mësuesit dhe nxënësit kanë mundësi më të mira që nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Kanë nisur dhe pallatet e para dhe do të bëjmë lagje të reja që do të jenë të reja. Njerëzit ankohen, por unë nuk kënaqem k,urrë nga puna ime. Me këtë punë kam mësuar se duhet durim, punët e mia duan shumë durim, bota i ka ngritur shumë më përpara këto që ne po i bëjmë tani ne na duhet kohë dhe punë. Nuk na mungon përkushtimi”, është shprehur Rama.

Mesazhin e tij Rama e mbyll me mesazhin në përkujtim të 51 fëmijëve, grave dhe burrave që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.e.su. /abcnews.al