Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar këtë pasdite në vend. Sipas të dhënave të fundit lëkundja ka qenë 3.5 i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.
Pak pas mesnate, rreth orës 01:25 minuta në vend u regjistrua një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës riter.
Tërmeti ishte me thellësi 20 kilometra dhe me epiqendër në Cërrik. g.v/abcnews.al