Tërmeti katastrofik në Kinë, rritet bilanci i viktimave, 4 të vrarë dhe 14 të plagosur

schedule16:52 - 1 Qershor, 2022

schedule 16:52 - 1 Qershor, 2022

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti katastrofik në Kinën jugperëndimore.

Të paktën katër persona dhe 14 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter.

Tërmeti, me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 17:00 me orën lokale në zonën e Lushan, rreth 100 kilometra në perëndim të kryeqytetit rajonal Chengdu, sipas Rrjetit Sizmologjik Kinez (CENC).

Vetëm tre minuta më vonë, një tërmet me magnitudë 4.5 goditi rajonin rreth Bauing. Ndërkohë qindra mjekë, zjarrfikës, punonjës të shpëtimit dhe policë janë vënë në gatishmëri në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shtatorin e kaluar, tre persona humbën jetën nga një tërmet në provincë dhe të paktën 10,000 u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Në maj 2008, një tërmet me magnitudë 7.9 goditi provincën Sichuan, duke shkaktuar zhdukjen e 87,000 personave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!