Tërmeti katastrofik, mbi 23,700 të vdekur në Turqi dhe Siri

schedule20:13 - 10 Shkurt, 2023

schedule 20:13 - 10 Shkurt, 2023

Është rritur sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri. Turqia ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 20,213. Ndërsa 3,553 të tjerë u vranë nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në 23,766.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë punën e mundimshme për të gjetur të mbijetuar, por shpresat po shuhen. Megjithatë, 5 ditë pas tërmetit, ekipet kanë arritur të shpëtojnë shumë njerëz. Së fundmi, në qytetin jugor Hatay të Turqisë, 6 persona u nxorën nga rrënojat e një apartamenti pesëkatësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!