Tërmeti/ Inxhinierët shqiptaro-amerikanë inspektojnë 62 shkolla, dorëzojnë raportin

schedule18:30 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 18:30 - 7 Dhjetor, 2019

Një grup  arkitektësh dhe inxhinierësh  shqiptaro-amerikan, në bashkëpunim me inxhinierët nga Shqipëria kanë bërë  inspektimin e 62 shkollave për një javë.

Ku kanë konstatuar se disa shkolla janë për tu rindërtuar pasi shumica e dëmeve janë  strukturore. Ndërsa disa shkolla të tjera në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit janë të sigurta.

Grupi i inxhinierëve shqiptaro-amerikan thonë se çdo shkollë duhet të mbahet nën vëzhgim për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme. Ky grup ka hartuar një raport të detajuar të cilin do t’ia vendosin në dispozicion autoriteteve tona.

Në raport ato kanë bërë edhe disa propozime dhe zgjidhje strukturore në varësi të dëmeve dhe materialeve që janë përdorur për ndërtimin e shkollave./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!