Tërmeti i Tajvanit dhe shembja e urës në Baltimore rrezikojnë tregtinë globale

schedule10:09 - 5 Prill, 2024

schedule 10:09 - 5 Prill, 2024

Zinxhirët globalë të furnizimit po përballen me një tjetër kërcenim për shkak ë tërmetit në Tajvan dhe shembjes së urës në Baltimore, duke penguar potencialisht rimëkëmbjen graduale të tregtisë.

Portet në Bregun Lindor të SHBA-së po garojnë për të filluar dërgimin e ngarkesave të devijuara nga Baltimore pas shembjes së urës javën e kaluar.

Me mbylljen e portit më të ngarkuar të vendit për automobilat, kompani si Ford Motor Co. dhe General Motors Co. po kërkojnë tashmë rrugë të tjera për pjesët e këmbimit  dhe automjetet e tyre, raporton abcnews.al.

Në anën tjetër të botës, Tajvani, prodhuesi kryesor i gjysmëpërçuesve më të avancuar në botë u trondit nga tërmeti më i keq në 25 vjet që shkaktoi të paktën 12 viktima  dhe më shumë se 1000 mbetën të të plagosur, duke rrafshuar gjithashtu ndërtesa.

Taiëan Semiconductor Manufacturing Co. dhe United Microelectronics Corp. ndaluan disa makineri të prodhimit të çipave dhe evakuuan stafin në objekte të caktuara, megjithëse të dyja presin të rifillojnë funksionimin normal.

Eksportet e Tajvanit ranë ndjeshëm pavarësisht shpresave për një rritje në shitjet e pajisjeve elektronike. Vëllimet e ngarkesave në Hong Kong gjithashtu ranë edhe pse portet në Singapor dhe Los Anxhelos shënuan rritje të konsiderueshme, raporton abcnews.al.

Zinxhirët e furnizimit në botë tani janë edhe më të pasigurt, me dhunën e vazhdueshme në Detin e Kuq ende duke i detyruar kontejnerët që udhëtojnë midis Azisë dhe Europës të gjejnë rrugë më të gjata dhe më të kushtueshme rreth Afrikës.

Kanalit të Panamasë do t’i duhet gjithashtu të paktën pjesa tjetër e këtij viti për t’u rikuperuar plotësisht nga thatësira e vitit 2023. Kompanitë dhe ekonomia më e gjerë globale rrezikojnë të humbasin kërkesën në rritje të konsumatorëve.

/abcnews.al