Tërmeti sot në të njëjtin vend me atë të 26 nëntorit të vitit të kaluar, sizmologu flet për Abcnews.al

schedule10:29 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 10:29 - 6 Dhjetor, 2020

Mëngjesin e sotëm Durrësi u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.1 ballë me epiqendër në veri të Ishmit duke sjellë frikë dhe panik te qytetarët. Por a ka vend për t’u shqetësuar? Sizmologu Rexhep Koçi qetëson qytetarët dhe shprehet se nuk ka vend për alarm.

Ky tërmet është në atë zonë që ka qenë edhe ai i 26 nëntorit, kjo zonë herë pas here ka emetuar tërmete të tillë, kështu që nuk është ndonjë gjë për t’u alarmuar. Të gjithë tërmetet si ai pas tërmeteve të 26 nëntorit këtë rrjedhojë kanë.

Nuk duhet të ketë asnjë shqetësim” tha ai për Abcnews.al duke shtuar se asnjë nga pasgoditjet që do të vijojnë nuk do të jetë më e madhe se ajo që shkatërroi Durrësin dhe Thumanë vitin e kaluar. 51 persona humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri./ db/Abcnews.al