Tërmeti i la pa një strehë, 45-vjeçarja e sëmurë kërkon ndihmë për të përballuar kemioterapinë

schedule19:23 - 24 Dhjetor, 2019

schedule 19:23 - 24 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as shtëpinë e familjes Paloka në Zhejë të Kurbinit, ku përveç varfërisë, jetesa e tyre është bërë më e vështirë pasi shtëpia është e pabanueshme.

Përveç dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, e zonja e shtëpisë Anxhelina Paloka, 45 vjeçe, prej një viti është me probleme shëndetësore dhe duhet të jetë në terapi të vazhdueshme,

“Ka një vit që jam me këtë sëmundje. Jam bërë operacion, më mori kunati në Itali. Ai ka familjen e vet dhe ka hallet e veta. Unë pr 5 vjet jam me kurim”, shprehet Anxhelina Paloka.

Gjëndja shëndetësore ja vështirëson dhe më shumë përditshmërinë e saj, por vajzat i gjenden pranë asaj dhe gjyshes së tyre.

Mrika Paloka, 91 vjeçe falënderon Zotin që i shpëtoi familjen e djalit dhe shprehet se janë të detyruar të qendrojnë në çadër sa më pranë shtëpisë, për shkak edhe të bagëtisë.

Anxhelina thotë se pas tërmetit janë të detyruar të ngrohen dhe gatuajnë në këtë kasolle e cila shërbente si magazinë

Xhesika 13-vjeçare pavarësisht se jeton në kushte të vështira, nuk i ka lënë pasdore mësimet

Për shkak të vështirësive financiare Anxhelina e cila ka nevojë të ndjeke kemioterapinë dhe të bleje ilaçet, ka dhe një apel për shtetin

Ndryshe nga bashkëmoshataret e veta, Xhesika nuk kërkon as lodra as një strehë, por ndihmë për mamanë e sëmurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!