Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi sot Kroacinë. Siç raportojnë mediat vendase, dy persona janë me lëndime serioze dhe 18 të tjerë me lëndime të lehta.
Këta janë vetëm pacientët që u transportuan në spitalin e Sisakut. Të tjerë po dërgohen edhe në spitalet e Zagrebit.
Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.2 ishte afër Petrinjas, por u ndie fuqishëm në të gjithë Kroacinë.
“Intensiteti në epiqendrën e këtij tërmeti shkatërrues u vlerësua në shkallët VIII-IX të shkallës EMS. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë. Pritet një dëmtim më i madh material,” njoftoi Shërbimi Sizmologjik në Twitter.
Pas atij tërmeti të fortë, pati edhe disa tërmete të tjera me epiqendër në të njëjtën zonë. s.b/abcnews.al/