Tërmeti i fuqishëm në Haiti, shkon në 1 419 numri i viktimave

schedule08:42 - 17 Gusht, 2021

schedule 08:42 - 17 Gusht, 2021

Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit që goditi Haitin gjatë fundjavës ka shkuar në 1,419, ndërsa numri i të plagosurve në 6,000, sipas një njoftimi të autoriteteve. Tërmeti goditi Haitin të shtunën në 08:29 me orën  lokale.  Gati 37,000 shtëpi janë shkatërruar.

Por vendi është i rrezikuar sërish pasi një stuhi tropikale Grace po i afrohet Haitit, e cila mund të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në SHBA.


Stuhia pritet të godasë Haitin sonte dhe vendi është në gatishmëri të lartë. Ministria e Shëndetësisë ka dërguar personel dhe ilaçe në gadishullin jugperëndimor, por furnizimi në zonat e prekura, i cili është urgjent, është e rrezikshme, për shkak të pasigurisë në Haiti prej muajsh.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Republikën Dominikane, Meksikën dhe Ekuadorin, kanë duke dërguar staf, ushqime të paketuara dhe furnizime mjekësore. Kryeministri Ariel Henry, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj në katër rajonet më të prekura tha:

“Ne kërkojmë një përgjigje më adekuate pas tërmetit të vitit 2010. E gjithë ndihma e huaj duhet të koordinohet nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile,” tha kreu i shtetit, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të tregojnë “unitet”.

“Lërini mënjanë mosmarrëveshjet tuaja,” paralajmëroi Henry banorët e vendit më të varfër në Hemisferën Perëndimore, e cila është zhytur në një krizë edhe më të thellë që nga vrasja e Presidentit Jouvenel Moise më 7 korrik.

Tërmeti i 12 janarit 2010, me magnitudë 7.0,  shkatërroi pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe disa qytete. Më shumë se 200,000 persona humbën jetën, 300,000 të tjerë u plagosën  dhe më shumë se 1.5 milionë persona mbetën pa shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!