Tërmeti i fuqishëm në Haiti, 29 të vdekur

schedule19:47 - 14 Gusht, 2021

schedule 19:47 - 14 Gusht, 2021

Një tërmet me magnitudë 7.2 goditi Haitin sot, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në pjesën jugperëndimore të ishullit dhe ringjalli kujtimet e tërmetit të madh të vitit 2010.

Të paktën 29 persona janë vrarë, tha Jerry Chandrell, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes Civile të vendit.

17 u vranë në rrethin Grand Anse, 9 në qytetin e Coë dhe 3 në rrethin Nip, ku ishte epiqendra e tërmetit, në anën jugperëndimore të ishullit.

Kryeministri i Haitit, Ariel Henry ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj.

Tërmeti preku Karaibet, ndërsa banorët ikën nga shtëpitë e tyre nga frika e shembjes së ndërtesave.

Qendra Amerikane e Paralajmërimit të Cunamit hoqi paralajmërimin e mëparshëm, duke thënë se nuk kishte më asnjë rrezik. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!