Tërmeti i fuqishëm në Filipine shkatërron banesat, një i vdekur dhe disa të plagosur  

schedule12:35 - 18 Gusht, 2020

schedule 12:35 - 18 Gusht, 2020

Një tërmet i fortë goditi Filipinet qendrore të martën në mëngjes. Tërmeti 6.6 i shkallës Rihter ka shkaktuar një viktimë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Lëkundjet e forta kanë dëmtuar shtëpi, rrugë dhe ura. Një shtëpi trekatëshe u shemb në qytetin bregdetar të Cataingan ndërsa toka u trondit.

Një oficer policie në pension, vdiq, ndërsa ekipet e  shpëtimit po kërkonin anëtarët e tjerë të familjes së tij, të cilët ishin bllokuar. Të paktën 25 njerëz u plagosën nga tërmeti në provincën Masbate, sipas zyrtarëve.

“Njerëzit duhet të shmangin kthimin menjëherë në strukturat e dëmtuara,” i tha Rino Revalo, një administrator krahinor Masbate, për rrjetin ABS-CBN.

Tërmeti me madhësi 6.6 goditi u regjistrua rreth 5 kilometra nga Cataingan në një thellësi prej rreth 21 kilometra, tha Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!