Tërmeti i Kroacisë “shkund” edhe parlamentin e Sllovenisë, deputetët boshatisin sallën

schedule13:48 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 13:48 - 29 Dhjetor, 2020

Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Kroacinë është ndjerë konsiderueshëm edhe në Slloveni. Në mediat sociale tashmë kanë nisur që të ndahen pamje amatore të filmuara nga qytetarët.

Në Twitter është publikuar po ashtu një video që tregon momentin kur lëkundjet ndjehen në parlamentin slloven.

Ndërsa një prej të pranishmëve mbante fjalën e tij në Lubjanë nisën të ndiheshin dridhjet e tokës. Deputetët në fillim duken të përmbajtur, por më pas nisin të largohen nga ulëset e tyre. Në pak sekonda e gjithë salla boshatiset.

Tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter goditi Kroacinë rreth orës 12.17, epiqendra ishte në qytetin e Petrinjas. Ndërkohë, pasgoditjet vijojnë që të ndihen në vend. Një tërmet me magnitutë 4.4, me thellësi 10 km u ndje në Zagreb dhe Sisak. s.b/abcnews.al/