Tërmeti i fuqishëm godet vendin, 5 të vdekur në Taxhikistan

schedule11:52 - 10 Korrik, 2021

schedule 11:52 - 10 Korrik, 2021

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me madhësi 5.9 goditi ktyeqytetin Dushanbe të Taxhikistanit, sipas autoriteteve të Azisë Qendrore.

“Epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në 07:14 me kohën lokale ishte 165 kilometra në verilindje të Dushanbe. Pesë njerëz vdiqën,” tha shërbimi për shtyp i komitetit të reagimit të emergjencave të vendit.

“Dhjetëra shtëpi u shkatërruan,” shtoi ai. Tërmeti ishte 5.9 në shkallën Rihter dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Khovar.

Komiteti i reagimit emergjent tha se të vdekurit ishin banorë të një fshati në Taxhikistan. Shtëpitë dhe rrjetet e energjisë elektrike u dëmtuan pjesërisht në tre fshatra në zonë, 220 km në lindje të Dushanbe.

Presidenti Taxhikistan Imomali Rakhmon ka urdhëruar krijimin e një komisioni hetimor të udhëhequr nga kryeministri. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!