Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

schedule08:13 - 2 Korrik, 2022

schedule 08:13 - 2 Korrik, 2022

Të paktën pesë persona u vranë dhe 44 të tjerë u plagosën pasi Irani u godit nga një tërmet i fuqishëm të shtunën, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të vendit FARS.

Raportohet për katër lëkundje të një pas njëshme që u regjistruan pranë qytetit port jugor të Bandar-e Lengeh. Më i madhi u regjistrua me magnitudë 6.1, sipas faqes së internetit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.2 në Iranin jugor.

Dymbëdhjetë fshatra në provincën përreth Hormozgan u dëmtuan, raportoi FARS.

Dëmet më të shumta ndodhën në fshatin Sayehkhosh, ku shumë shtëpi u shkatërruan, raportoi media shtetërore iraniane IRNA, duke cituar zyrtarë lokalë.

Pesë fshatra humbën energjinë për shkak të tërmeteve, thanë zyrtarët. /abcnews.al