Një tërmet i fuqishëm ka goditur Argjentinën këtë të martë. Mediat e huaja bëjnë me dije se termeti me madhësi 6.6 i shkallës Rihter, ka goditur provincën e San Juan në Argjentinë (perëndim-veriperëndim), me epiqendrën e tij të vendosur 31 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Pokito, në 04:46 (me kohën Greke) .
Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 20 km, ndërsa sipas Qendrës Gjermane të Kërkimit të Gjeoshkencave (GFZ), tërmeti ishte me madhësi 6.8 të shkallës Rihter.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktima apo dëmet që mund të ketë shkaktuar./abcnews.al