Tërmeti i 26 nëntorit, u akuzua për vrasje, Gjykata liron brenda 48 orësh pronarin e “Bar Barons” në Durrës

schedule11:00 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:00 - 29 Korrik, 2020

Lirohet pas arrestimit me bujë pronari i “Bar Barons” në Durrës, Artur Terziu.

Gjykata e Durrësit ka vendosur për Terziun “detyrim paraqitje”.

Terziu u arrestua vetëm dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim që me tërmetin e 26 nëntorit të vitit të kaluar mirëpo gjyqtari Paulin Cera e ka lënë të lirë.

Akuzat ndaj pronarit të “Bar Barons” kanë ndryshuar.

Kështu, nga i akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, tashmë ai akuzohet për falsifikim e ndërtim pa leje, pasi sipas ekspertizës ka rezultuar se pallati është shembur jo për shkak të ndërhyrjes në kollona që bëri Terziu por për shkak të cilësisë së dobët të betonit.

Ndërkaq, Prokuroria ka ankimuar vendimin e gjykatës./abcnews.al