Kina Veriore është zgjuar këtë mëngjes nga lëkundje sizmike të cilat shkaktuan një tërmet me magnitudë 5.5 ballë.
Sipas raportimeve, provinca kineze Qinghai ishte më e prekura dhe epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë burimit të Lumit të Verdhë. Epiqendra ishte rreth 200 km në perëndim të qendrës administrative të rrethit Madoi, një qytet i populluar kryesisht nga tibetanët, përfshirë ish-çilëtarët nomadë dhe familjet e tyre që janë rigrupuar në shtëpi të ndërtuara nga qeveria gjatë viteve.
Pllaja e gjerë Qinghai-Tibetin është goditur nga aktiviteti sizmik që nga e martja, duke përfshirë një tërmet fatal me magnitudë 6.8 në Himalaje dhe një tërmet më të vogël me magnitudë 3.1 në Sichuan. / abcnews.al