Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi sot Iranin në pjesën jugperëndimore, sipas televizionit shtetëror, që nuk njoftoi për viktima ose dëme. Tërmeti u regjistrua afër qytetit të Sisakht.
“Njerëzit janë larguar nga shtëpitë e tyre në panik. Rrjeti i gazit dhe furnizimi me energji elektrike janë ndërprerë në Sisakht” i tha televizionit shtetëror një zyrtar lokal në provincat Kogiluyeh dhe Boyer-Ahmad.
“Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë” shtoi ai./ db/ ABcnews.al