TËRMETI/ Doda: Përgjegjësit nuk janë dënuar, Alesio u përdor dhe është lënë krejtësisht vetëm

schedule16:44 - 3 Shtator, 2020

schedule 16:44 - 3 Shtator, 2020

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, dhe ish-deputetja Mesila Doda përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me mesazhin e Manjola Cakonit përcjellë në media, e cila humbi vajzën dhe bashkëshortin në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.

“Mesazh drithërues i Manjola Cakoni, mamaja e Alesios, e cila humbi vajzën 15 vjeçare dhe bashkëshortin, në pallatin e tmerrit në Thumanë. Ajo vendos gishtin mbi pergjegjesit e atij krimi shteteror. Deri me sot asnje nga pergjegjesit nuk eshte denuar, ata qe i lane banoret ne pallatin germadhe. Alesio qe u perdor asokohe per PR e kryeministrit sot është lënë krejtësisht vetëm“, shkruan Doda.

Më tej në postimin e saj Doda shkruan se reagimi i zonjës ishte fisnik dhe transmetonte respekt dhe dhimbje ndërsa shton se Shqipëria po bëhet çdo ditë e më tepër një vend që mbyll veshët përballë tragjedive.

“Shqipëria jonë po bëhet çdo ditë e më tepër një vend që harron tragjeditë dhe mbyll veshët përpara thirrjes se dëshpërimit… reagimi i zonjës ishte fisnik dhe transmetonte veç dhimbje e respekt…Është jetike të ndryshojmë fytyrën e egoizmit dhe indiferencen në marrëdhëniet tona”, shkruan ish-deputetja.

LEXO edhe: Rama viziton djalin e familjes Cakoni, u hodh nga kati 5-të për ti shpëtuar vdekjes

Manjola Cakoni është nëna e vogëlushit Alesio Cakoni nga Thumana, i cili u hodh nga kati i 5-të natën e 26 nëntorit, ndërsa tërmeti tragjik i mori motrën dhe babain.

N. D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!