Tërmeti dhe COVID “përplasin” Bashën me Ramën

schedule11:10 - 28 Tetor, 2021

schedule 11:10 - 28 Tetor, 2021

Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë replikuar në nisje të seancës së sotme parlamentare lidhur me tërmetin dhe pandeminë. Kreu i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama për menaxhimin e dy fatkeqësive. Ai tha se të gjithë tenderat në pandemi dhe për tërmetin me përjashtim të atyre të BE-së janë të përcaktuara më parë nga vetë Edi Rama se kush do i marrë.

E ke lexuar raportin e FMN-së që thotë je vendi me numrin më të lartë të vdekjeve. Ata që në vend që të ishin në shtëpitë e tyre kallen në varreza, të rëndojnë ndopak në ndërgjegje?

Ndërkohë që vazhdon harxhon miliona për oligarkët me PPP-të që ke vendosur rekord në Europë. Ti ke vendosur prioritet kullat e korrupsionit, drogës dhe oligarkisë sepse janë kullat e tyre. Nuk është as si COVD dhe as si tërmeti, fatkeqësia kombëtare që ti drejton që vijojnë që të sjellin vuajtje te banorët e prekur nga tërmeti.

Sa i përket tenderave dhe meqë kërkon të flasësh me shifra, të vetmet me procedura korrekte janë ato me fondet e BE-së, ti i urren sepse nuk i përcakton dot, si ato që përcakton mbi një milionë euro në zyrën tënde. Tarifat e tua mbi cdo tender mbi një milion euro i vendos ti. Fondet e BE-së nuk i përcakton dot. Merri pak ato letrat kudo që i ke futur.

Ndoshta “Tigri” i ka djegur dhe shikoji si në tenderat e tua nuk ka konkurrencë, i ke përcaktuar. Ke përcaktuar jo vetëm ryshfetin, por edhe si do të ndahet. Vëmendje të veçantë ke për pronarët e ekraneve që të bëjnë fresk nga mëngjesi deri në darkë.  Në javën e fundit ke dhënë 85% herë më shumë sesa dhe në dy vite, jo 85%, 89% herë më shumë” tha ai./ Abcnews.al