“Tërmet” në ushtrinë greke, Këshilli i Sigurisë vepron me dorë të hekurt

schedule14:16 - 2 Mars, 2021

schedule 14:16 - 2 Mars, 2021

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Greqi ka shkarkuar nga detyra një numër të madh drejtuesish të ushtrisë greke gjatë mbledhjes së sotme.

Vendimet e marra sot, siç raportojnë mediat lokale, kanë larguar një numër të madh gjeneralësh, lietnantësh si edhe oficerë të ndryshëm nga detyra duke i zëvendësuar me të tjerë.

Ndryshimet kanë përfshirë të gjithë ushtrinë siç janë aviacioni, këmbësoria, forcat e blinduara si edhe marina.

Këto ndryshime vijnë në kulmin e krizës me Turqinë ku të dyja vendet flasin herë pas here edhe me retorikë lufte ndaj njëri-tjetrit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!