Tërmet në Sarajevë, sa ishte magnituda

schedule10:19 - 19 Shkurt, 2024

schedule 10:19 - 19 Shkurt, 2024

SARAJEVË- Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnje dhe Hercegovinën mëngjesin e së hënës, rreth orës 09:20.

Sipas informacioneve të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra  e tërmetit u regjistrua 17 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Sipas mediave lokale, qytetarët e Sarajevës dhe rrethinave të saj kanë thënë se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda.

“Dridhje e shkurtër, por e fortë”, “Dy goditje të shkurtra, më pak se katër sekonda”, “E shkurtër por e qartë”, “Vërtet u drodh Sarajeva”, kanë shkruar disa prej tyre në mediat sociale.

Aktualisht nuk ka informacione për pasoja në jetë njerëzish apo dëme materiale./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!