Tërmet në Rumani, sa ishte magnituda

schedule14:08 - 22 Maj, 2024

schedule 14:08 - 22 Maj, 2024

Një tërmet prej katër gradësh në shkallën Rihter goditi Rumaninë këtë të mërkurë në rajonin e Vrançës, njoftoi Instituti Kombëtar Rumun i Kërkimit dhe Zhvillimit për Fizikën e Tokës (INCDFP).

Një tërmet me intensitet mesatar ka ndodhur në orën 11:53, 64 kilometra në lindje të Brasovit me epiqendër në një thellësi prej 110 kilometrash.

Sipas mediave vendase, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima të mundshme nga tërmeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!