Greqia paraditen e kësaj të marte është tronditur nga lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.
Mediat greke kanë publikuar video nga brenda një marketi nga momenti i lëkundjeve të tërmetit.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa ndërtesa në Kretën Lindore. Kisha e Agios Nikolaos, në Xirokampos, Sitia, u rrëzua për shkak të forcës së lëkundjes dhe gjithashtu raportohet për dëme në zonën më të gjerë të komunës së Sitisë./abcnews.al

