“Tërmet” në Kinë, mediat flasin për grusht shteti, kush është gjenerali që ka marrë “frenat” në duar

schedule21:01 - 26 Shtator, 2022

schedule 21:01 - 26 Shtator, 2022

Në mediat sociale në Kinë dhe në pjesë të tjera të Azisë po “gëlojnë” informacionet se Xi Jinping është larguar nga një grusht shteti. Mediat lokale dhe rajonale spekulojnë se lideri i vjetër i Kinës u hoq nga detyra kur ndodhej në Samarkand ndërsa merrte pjesë në samitin e fundit të SCO-së, më 14 shtator.

Xi Jinping thuhet se nuk është parë në publik që nga ajo kohë edhe pse çdo aludim është hedhur poshtë gjerësisht në 24 orët e fundit.

Megjithatë, sipas raporteve të ndryshme në disa vende aziatike sot, duke përfshirë Indinë dhe Singaporin, ka raportime të pakonfirmuara se Xi Jinping është vendosur në arrest shtëpiak dhe është zëvendësuar nga gjenerali i lartë i ushtrisë Li Qiaoming.

Li Qiaoming, i cili është ndër zyrtarët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze (PLA), ka shërbyer si komandant i Komandës së Teatrit Verior që nga shtatori 2017.

Kur u pyet këtë pasdite me orën lokale në Pekin, Ministria e Punëve të Jashtme kineze refuzoi të komentonte. Pavarësisht thashethemeve që qarkullojnë prej ditësh, qeveria kineze ka qëndruar e heshtur dhe transmetuesi shtetëror i vendit nuk ka transmetuar asnjë mohim apo përgjigje.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli të mërkurën dhe shumica e liderëve botërorë u shfaqën. Por qeveria kineze dërgoi ministrin e jashtëm të vendit, Wang Yi, i cili vendosi të zhvendosë fokusin në Tajvan, duke u thënë liderëve botërorë se kushdo që pengon vendosmërinë e tyre për t’u ribashkuar me ishullin vetëqeverisës do të “dërrmohet nga rrotat e historisë”. /abcnews.al/