Tërmet në Japoni, autoritetet japin alarmin për cunami

schedule23:55 - 18 Qershor, 2019

schedule 23:55 - 18 Qershor, 2019

Autoritetet në Japoni kanë dhënë alarmin për cunami pasi një tërmet 6.8 ballësh tronditi vendin. Nga lëkundja sizmike nuk pati të lënduar, por agjencia meteorologjike japoneze dha alarmin për zonën përgjatë bregut veri-perëndimor, që përfshin dhe ishullin Honshu.

Tërmeti ra rreth 30 milje në jug-perëndim të qytetit Sakata, duke përfshirë edhe zonat bregdetare të prefekturave Jamagata dhe Nigata. Agjencia meteorologjike deklaroi se epiqendra e tërmetit u lokalizua në rreth 6 milje nën sipërfaqen e detit.

Tërmete të tilla kanë gjasa të shkaktojnë më shumë dëme në sipërfaqen e Tokës, por autoritetet thanë se këtë herë luhatjet nuk kishin shkaktuar probleme. Sidoqoftë, ndërtesat në prefekturat Nigata dhe Jamagata u tronditën gjatë lëkundjes dhe në disa zona pati evakuime të banorëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë, të shtatë reaktorët e impiantit bërthamor në Nigata u fikën për arsye sigurie, edhe pse nuk u verifikua asnjë anomali./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!