Tërmet në Itali, ku ishte epiqendra

schedule09:45 - 5 Korrik, 2023

schedule 09:45 - 5 Korrik, 2023

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur zonën Messina, në Cesarò të Italisë.

Mediat shkruajnë se tërmeti I parë është ndjerë në orën 6:07 me magnitudë 4 ballë, i dyti pak minuta më vonë me magnitudë 2 ballë.

Lëkundjet u regjistruan nga Ingv në një thellësi prej 19 km dhe 24 km.

Komunat më të afërta me epiqendrën e tërmetit janë Troina (Enna), San Teodoro (Messina), Bronte (Catania) dhe Regalbuto (Enna) përveç Cesarò.

Ndërkaq në lidhje me lëkundjet deri më tani nuk raportohet për dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!