Tërmet në Haiti/ 4 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

schedule08:43 - 7 Qershor, 2023

schedule 08:43 - 7 Qershor, 2023

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka tronditur Haitin, duke shkaktuar 4 viktima dhe duke plagosur 36 të tjerë.

“Nuk di çfarë të bëj,” tha Katiana Pierre, 19 vjeç, e cila humbi burrin dhe motrën e saj të vogël.

Tre nga viktimat “ishin anëtarë të së njëjtës familje”, që humbën jetën pas shembjes së shtëpisë.

Tërmeti, me magnitudë 4.9 sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), ndodhi pak pas orës 05:00, rreth 9 kilometra larg bregdetit në gadishullin jugperëndimor të vendit të Karaibeve, i cili ka është goditur vazhdimisht nga tërmete shkatërruese.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!