Disa lëvizje të rëndësishme raportohet të jenë bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Lezhës.
Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri, njofton se janë shkarkuar, shefi i krimeve, shefi i rendit si dhe drejtuesi i komisariatit në Rrëshen.
Të emëruarit e rinj janë: Klodian Kondi, shef i komisariatit në Mirditë, Gentian Berberi, zv.drejtor i hetimit dhe Altin Mena, zv.drejtor rendi.
Kujtojmë që pak ditë më parë Rrësheni i trondit nga atentati ndaj Martin Bardhit dhe plagosjes së tre personave të tjerë, ngjarja e cila ende ka mbetur pa autor.
Nuk dihet nëse këto ndryshime janë kryer për shkak të kësaj ngjarjeje, apo ka arsye të tjera./abcnews.al