Tërmet me magnitudë 6.2 ballë në Filipine: Nuk raportohet për viktima

schedule08:48 - 13 Nëntor, 2024

schedule 08:48 - 13 Nëntor, 2024

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Filipinet mëngjesin e sotëm , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS). Autoritetet lokale që paralajmëruan se do të ketë pasgoditjeve dhe vlerësuan rrezikun e dëmeve.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 124 kilometrash pranë qytetit Calatangan në provincën Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.

Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesin e vlerësimit të situatës, tha shefi i policisë së Calatangan Emil Mendoza.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!