Një tërmet i fortë me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter tronditi Kretën mëngjesin e së dielës.
Tërmeti ka ndodhur në orën 10:40 dhe është ndjerë në rajonet perëndimore të Kretës, shkruan Protothema.
Epiqendra e tërmetit ishte 7 kilometra në lindje të Sougia në Chania dhe thellësia fokale ishte 10.7 kilometra.
Tërmeti është ndjerë në Paleochora, Sougia dhe Sfakia, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme.
Mëngjesin e sotëm në të njëjtën zonë kishte ndodhur një me magniotudë 3.4 të shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, lëkundjet u regjistruan 41 kilometra në jug të Paleochora, me thellësinë fokale të vlerësuar në 25.8 kilometra.
⚠️ Ενεργοποίηση 1️⃣1️⃣2️⃣
?νότια #Χανιά
? Λόγω σεισμικής δόνησης στην περιοχής σας, αποφύγετε επικίνδυνες περιοχές (φαράγγια, βράχους)
❗Κίνδυνος κατολισθήσεων
‼️ Ακολουθείτε τις οδηγίες των Αρχών
ℹ️ https://t.co/niLv95cyUd@pyrosvestiki@hellenicpolice
— 112 Greece (@112Greece) August 13, 2023