Tërmet i fuqishëm në Nikaragua

schedule14:53 - 22 Shtator, 2021

schedule 14:53 - 22 Shtator, 2021

Një tërmet me magnitudë 6.5 rihter, tronditi Nikaraguan, të mërkurën pasdite sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti ra në një thellësi prej 60 kilometrash dhe epiqendra e tij ishte 57 kilometra në jugperëndim të rajonit Chinandega.

Nikaragua është një vend i Amerikës Qendrore me një sipërfaqe prej 130,373 km2 dhe është caktuar si “Toka e Liqeneve dhe Vullkaneve”.

Kujtojmë se një tërmet i kësaj madhësie ra nëntorin e vitit 2019 në Shqipëri dhe për pasojë 51 njerëz mbetën të vdekur dhe mbi 3,000 vetë u plagosën. Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!