Tërmet i fuqishëm në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit

schedule08:33 - 19 Mars, 2024

schedule 08:33 - 19 Mars, 2024

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara,  i cili saktëson se tërmeti është regjistruar afërsisht 67 km në veri-lindje të qytetit pakistanez të Nushkit, me një popullsi prej rreth 27,600 banorësh.

Hipoqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Për momentin nuk ka informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!