Tërmet i fuqishëm në Iran, afër kufirit turk, mbi 70 të lënduar

schedule18:07 - 18 Janar, 2023

schedule 18:07 - 18 Janar, 2023

Të paktën 70 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi sot Iranin veriperëndimor, pranë kufirit me Turqinë.

Siç raportojnë autoritetet vendase tërmeti kishte magnitudë 5.8 Rihter. Deri më tani nga tërmeti janë shkaktuar dëme në më shumë se 300 shtëpi në 15 zona të ndryshme.

Tërmeti ka ndodhur në orën 13:38 me orën lokale (11:08 me orën tonë). Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tërmeti kishte thellësi 10 km.

Epiqendra e tërmetit ishte në Khoi, një qytet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në kufi me Turqinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!